Maradona, në Festivalin e filmit të Kanës…
Ai nuk është thjeshtë i ftuar në Festivalin e filmit të Kanës. Diego Amando Maradona do të jetë protagonist i një dokumentari të përzgjedhur nga juria, ku tregohen bëmat dhe jeta e legjendës së futbollit botëror.
Në këtë event nuk do të mungojnë yjet e kinomatografisë botërore nga Leonardo Di Kaprio te Brad Pit, nga Alen Delon te Penelope Kruz. Si dhe yjet e rokut të kalibrit të Elton Xhon etj.
Veç asnjëri prej tyre nuk njihet më shumë se Maradona. Ai u bë idhull i mbarë globit në vitin 1986, kur fitoi Kupën e Botës me Argjentinën, në sajë të këmbës së tij magjike të majtë dhe atij episodi ndaj Anglisë, që tani është bërë histori dhe njihet si “dora e Zotit”.
Diego Armando Mardona, një futbollist modern, madhështia dhe gjenialiteti i të cilit, e lartësoi futbollin në rangun e artit…