Rakitiç te Interi, jo thjesht hipotezë…

Tani kalimi i Ivan Rakitiç te Interi nuk është më thjesht një hipotezë e tregut. Zërat që vijnë nga Spanja, po bëhen gjithnjë e më këmbëngulëse dhe flasin për një negocim, që tani është më shumë, sesa të thuash sa ka filluar.

Në të vërtetë, sipas “Mundo Deportivo”, “bluzinjtë” e Milanos dhe Barcelona e kanë diskutuar tashmë marrëveshjen, por mungon “ok” përfundimtar për transferimin e mesfushorit kroat me fanelën e skuadrës nga Madonina. Kjo është një marrëveshje prej 50 milionë eurosh, shkruan media spanjole.

Drejtuesit katalanas, pas fitimit të titullit të La Ligës, kaq e vlerësojnë kampionin e botës, mesfushorin 31-vjeçarin kroat Ivan Rakitiç, që ka lindur në Zvicër dhe ka edhe nënshtetësinë e këtij vendi helvet.

Rakitiç ishte pranë largimit edhe verën e kaluar, por vendosi të qëndronte te Barça për të fituar Championsin. Tashmë, mesa duket ka vendosur ta nisë një eksperiencë të re, që mund të jetë Interi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!