Suarez, përshkallëzohet e keqja…

Lajme të jo të mira vijnë nga Barcelona. Nuk mjaftoi dështimi i madh ndaj Liverpulit, por sot ka ardhur një tjetër goditje për “blaugranët”. Këtë radhë bëhët fjalë për sulmuesin Luis Suarez. E raporton sajti i klubitm i cili evidenton faktin që Suarez, ka një problem në gjurin e djathtë.
“Luis ka një problem menisku në gjurin e djathë. Do të jetë nën kontrollin e Dr. Kugat dhe i mbikqyruar nga sherbimi mjeksor i klubit. Situata do ndiqet dhe do raportohet për zhvillimet, e rikthimin, në sajtin e klubit”-raportohet nga Barcelona.
Ndërkaq, Suarez, ishte ndër të parët sportistë që hodhi akuza lidhur me performacën e shëmtuar të skuadrës gjatë vizites që i bëri Livepulit në Angli. Aludohet se sulmuesi uruguajan, nuk është përshendetur nga shokët dhe vetë klubi që gjithesesi, është mjaftuar vetëm me lajmin për gjëndjen e lojtarit.