Juventus, Konte gati për të thënë “Po”!…

Gati një projekt trivjeçar, me synim fitimin e Champions. Alegri ka një ofertë nga PSG, por shpreson edhe pankinën e Barcelonës

Antonio Konte është një hap larg rikthimit te Juventusi. Një zgjedhje, që një muaj më parë dukej e pamundur, duke pasur parasysh divorcin e vitit 2014 dhe “polemikat” e gjata midis trajnerit dhe kompanisë.

Por në orët e fundit, në sajë të një takimi midis Andrea Anjelit, Pavel Nedvedit dhe Fabio Paraticit, gjatë ndeshjes së Champions midis Totenhem dhe Ajaksit (një rrethanë e rastësishme, apo ndoshta jo), situata ka evoluar shumë në këtë drejtimin.

Nedved është një përkrahës i linjës për kthimin e Kontes, dhe është gati duke e bindur presidentin e “bardhezinjve”, pozicioni i të cilit ka nisur të lëkundet.

Ndërsa Konte i ka mbyllur derën Romës, në intervistën e fundit në “La Gazzetta dello Sport” ai ka lënë të nënkuptohet se ishte duke pritur për një sinjal nga Juve. Për një po apo jo, por zgjedhja e tij e parë, ishin “bardhezinjtë”.

Edhe “problemi” me Alegrin duke sikur po shkon drejt zgjidhjes në kampin juventin. Andrea Anjeli dhe Masimiliano Alegri duhet të përballen dhe t’i tregojnë njëri-tjetrit gjithçka. Kjo është e afërt.

Mbetet vetëm për të pritur nëse Alegri do të thotë “faleminderit dhe lamtumirë”. Kjo për shkak se trajneri livornez ka një ofertë tunduese nga Paris SG. Francezët i ofrojnë 15 milionë euro për tri vjet, nga 7.5 që përfiton te Juventusi.

Natyrisht, nëse një telefonatë do t’i vijë nga Barcelona (e cila po reflekton mbi Valverden pas eliminimit sensacional ndaj Liverpulit), Alegri do t’u jepte përparësi “blaugranëve” katalanas, edhe në rastin e një oferte më të ulët ekonomike.

Këto janë skenarët, brenda një kohe të shkurtër, çdo gjë do të jetë e qartë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!