Kukësi dhe Tirana, finalistët e Kupës…

Takimet e kthimit të Kupës së 67-të, dhanë bollëk golash. 12-të në dy takime. Rekord historik.

Skënderbeu-Kukësi 1-3  (Bregu 47′ / Rexhinaldo 20′, Abazi 42′ (autogol), Rama 58′)

Mjaft i qartë Ernest Gjoka për “Sporti iM” një ditë më përpara, ndërsa pohoi se janë marrë të gjitha masat sportive për të siguruar finalen. Kështu! Skuadra e Kukësit, i bëri një surprizë të pakëndshme korçarëve, duke i mundur në shtëpi bindshëm, në shifra 1-3.

Skënderbeu me mungesa, teksa titullarët Muzaka dhe Vangjeli, nuk ishin gati, u shfaq i dobët përballë formacionit verilindor. Rexhinaldo, autogoli i Abazit dhe Rama, firmosen fitoren e Kukësit, ndërkohë që Bregu, regjistroi emrin në listën e golashënuesve të ndeshjes së kthimit gjysmëfinale. Në këtë mënyrë me shifrat e përgjithshëm 2-5, Kukësi mberrin në finale.

Kukësi protagonist për herë të katërt në një Kupe të Shqipërisë. E pret Tirana, e cila sikurse Kukësi, mundi thellë Luftëtarin e Gjirokastrës me rezultatin 5-3.

 Tirana – Luftëtari 5-3 (Daja 21’, Kobina 48’(p), Ngo 51’, Sentamu 71’, 87’/Fili 41’, Oshafi 80’, Dunga 90+4’)

 Bardheblutë e Tiranës, kanë fituar me Luftëtarin një ndeshje sa spektakolare aq dhe të çuditshme. Ndërsa takimi i parë ishte mbyllur 0-0, ky i sotmi në “Selman Stërmasi”, duket se i ngjau takimeve në turet paraeliminatore, teksa skuadrat e superiores, shënojnë zakonisht një “thes” me gola ekipeve të niveleve të dyta.

Përtej golave të shumtë që prodhoi fusha në një impiant pa tifozë, Tirana, “kampionia” e këtij eventi me 25 pjesemarrje ne finale, realizoi objektivin për të qënë finaliste edhe e Kupës së 67-të të Shqipërisë.

Finalja mes Kukësit dhe Tiranes, do të zhvillohet në datën 2 qershor. Fusha për t’u përcaktuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!