Ten Hag liberal: Ata që duan, të agjërojnë…
Ajaksi i Amsterdamit këtë sezon është në garë për të fituar 3 trofe. Të dielën në mbrëmje fitoi Kupën e Holandës, pasi shpartalloi 4-0 në Roterdam Willem II. Tani, në radhë ata kanë mbylljen e kampionatit më 15 maj, ku do të ndeshen me Utreht dhe De Grafshap, për të merituar trofeun e kampionit të Holandës.
Por ndërkohë, disa gjëra kanë ndryshuar. Duke nisur që nga e hëna në të gdhirë për besimtarët myslimanë ka nisur muaji i Ramazanit, ritet e të cilit kërkojnë të sakrifica në rregjimin ditor.
Veçanërisht për sportistët kjo është tepër e vështirë. Por tek Ajaksi tre futbollistë, Hakim Zijesh, Nousair Mazraoui dhe Zakaria Labjad, janë të besimit mysliman.
“Unë i respektoj zgjedhjen e lojtarëve të mi! Ata që duan të agjërojnë, le ta bëjnë pa problem. Nuk do të ndikojë. Madje, do të jenë edhe më të fokusuar dhe do të marrim më të mirën e tyre,” – ka deklaruar trajneri Erik Ten Hag i Ajaksit, duke u treguar liberal në qëndrimet e tij sociale.
Ndërkaq, “harkëtarët” janë në garë edhe për Champions League, edhe pse ky trofe duket i largët dhe do të jepet më 1 qershor. Të mërkurën, në “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit, Ajaksi do të presë Totenhemin, të cilin e ka mundur 1-0 brenda në Londër.