Salah do të mungojë ndaj Barcelonës…

Lajmi i trishtë është shpërndarë. Sulmuesi Mohamed Salah nuk do të jetë në fushë në radhët e “Reds”-ave të Liverpulit të marten në mbrëmje ndaj Barcelonës, në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Champsions League.

Kështu njofton tabloidi spanjol “AS” në rrjetin e tijj on-line, duke iu referuar një deklerate të trajnerit gjerman Jurgen Klop të Liverpulit, në prag të takimit, që nesër do të jetë në fokusin e mbarë kontinentit.

Pas mungesës së sigurtë të brazilianit Roberto Firminio të dëmtuar prej kohësh, mos përfshirja e egjiptianit Mohamed Salah në ndeshjen ndaj Barclonës do të ishte një mangësi e jashtëzakonshme për “The Reds”, të cilët dhanë një spektakël në takimin e parë, paçka se Mesi me shokë, i ndëshkoi me humbjen e pamerituar 3-0.

Mesa duket, stafi mjekësor i Liverpulit nuk ka qenë në gjendje për ta rikuperuar fizikisht sulmuesin Mohamed Salah, pas përplasjes që ai pati me portierin kundërshtar në ndeshjen ndaj Njukasëllit, ndonëse shpresat ishin të madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!