Mançester Siti, merr kryesimin në Premier…

Mançester Siti – Lieçester 1-0 (Kompani 70′). Në “Etihad”, Siti vuan ndaj “dhelprave”, vendos një perlë e Kompani. Titulli pritet të përcaktohet në javen e fundit.

Ai gol i Kompani, i pari për 33-vjeçarin në këtë kampionat, nxori nga gjumi Sitin, i cili sonte vuajti fort për të marrë tri pikë ndaj Lieçester. Ndeshja e parafundit për Mançester Sitin, ishte mundësia më e mirë për të parakaluar Liverpulin dhe për të qenë ekipi i Guardiolës, ai që do ta ketë vetë në dorë fatin e titullit kampion në Angli të dielën.

“Dhelprat” të rreshtuar prapa, rezistuan fraksionin e parë, ndërkohë që në të dytin, shpëtuan falë disa pritjeve mjeshtërore të Shmajkëll.

Sidoqoftë, perla e kapitenit, shkundi jo vetëm cepin e sipërm të këndit të majtë të danezit, por gjithë shtëpinë “Etihad” të mbërthyer në ankth deri në të 70-tën. Por Siti, u gjet me fat në limite të lojës, ndërsa miqtë humbën mundësinë e artë për të barazuar.

Java e ardhshme për skuadrën e katalanasit, do të kalojë nga Brajton, ndërkohë që Liverpul, ka punë me Uolverin. Si rrallë herë, kampionati në Premier Ligë, do të vendoset në frymën e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!