Elbasani, kampioni i harruar


Dita kur verdheblutë, shpalleshin Kampionë për herë të fundit në Superiore. Sot skuadra lufton për mbijetesë në kategori të parë.

Triumfi i madh Elbasanit, ndërsa skuadra e trajerit Ilir Daja, si sot 13 vite më përpara (6 maj 2006) shpallej Kampion i Shqipërisë për Kategorinë Superiore, duket shumë larg. Në këtë ditë të shënuar për futbollin elbasans, situatat kanë ndyshuar totalisht me verdheblutë që dergjën prej disa sezonëve në kategori të parë. 

Presidenti Arben Laze, ai që i dha formësimin e madh atij grupi, ndërsa në bord kishte kampionë si Dede, Osmani,Osja, Nora, Vrapi, Brahja, Dalipi, Xhafaj, Bylykbashi etj, edhe sot gjëndet në krye të  Elbasanit, por në antitezë me të shkuaren, raportet herë herë të krisura me Bashkinë e Elbasanit, kanë bërë që ish kampionia e 6-të majit të 2006-ës, të luftojë për mbijetesë në kategori të parë.

Në fakt, i gjithë opinioni sportiv në Elbasan por jo vetëm, ka pritur që pas “agjerimit” të gjatë në nivele të dyta, rikonstroksionit të “Elbasan Arena”, ndër me modernët në vënd, skuadra do mund të ngjitej në Superiore. Nuk ka ndodhur, dhe sot në këtë jubile të titullit të fundit, elbasanasit, duhet të krenohen me të kaluarën e tyre brilante. Në “palmers”, dy tituj Kampionë dhe dy Kupa të Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!