Markez spektakolar, podiumi i gjithi spanjoll


Në garën e sotme zhvilluar në Jerez (Spanjë), dominojnë vëndasit duke zënë tri vëndet e para. “Dovi” i katërti…

Kampioni tregon “dhëmbët” në shtëpi. Fjala është për pilotin spanjoll Mark Markez, i cili ka dominuar duke fituar një garë të gjithën spektakolare. Spanjolli, edhe pse startonte nga vendi i tretë, pas një starti marramendës, mori kryesimin prej xhiros së parë për ta përfunduar i pari.

Sakaq, podiumi ishte i tëri spanjoll. Rins vijon të ngjisë shkallë, ndërsa në vendin e tretë, u rendit spanjolli tjetër Vinjales. Me “flamurin” italian, u paraqit Doviciozo që në fund, u rendit në vënd të katërt.

Si gjithnjë në këto garat e para të Moto GP aktuale, Valentino Rosi, shkëlqeu duke u nisur nga vendi i 13-të, për ta mbyllur në vendin e 6-të.

Deluzion i madh për francezin Fabio Kurtararo (Jamaka). Piloti u tërhoq në mes të garës, duke sfumuar mundësinë e artë të podit. Ndërkaq, Markez mori kryesimin me 70 pikë. Pas tij Rins me 69 dhe “Dovi” me 67 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!