Gatuzo nuk ikën, rrëfen kontratën…

Ai që mendon se trajneri Gatuzo do të largohet nga “djajtë” e Milanos, të paktën në fund të sezonit, gabohet. Sot Rino, duke folur në konferencën e shtypit në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Bolonjës, ka rrëfyer edhe kontratën e tij me drejtuesit e Milanit.

“Objektivi im është të shkoj në Champions League, kam një kontratë dyvjeçare me klubin. Fjala dorëheqje, nuk është pjesë e mënyrës sime të jetës. Unë vazhdoj përpara, qëllimi im është ta çoj ekipin në Champions League, pjesa tjetër nuk ka rëndësi për mua”.

Kështu, shkurt dhe qartë, trajneri Rino Gatuzo ka hedhur dritë mbi të ardhmen e tij te Milani. “Kam dëgjuar se vitin e ardhshëm unë do të iki, – tha ai në prag të sfidës me Bolonjën. – Po për mua, kompania nuk ka thënë asgjë. Në pak që lexoj, lexoj gjëra absurde. Kam mirëkuptim dhe respekt të madh me Leonardon dhe Maldinin,” – përfundoi Rino, duke dashur të përgënjeshtrojë zërat për një largim të mundshëm të tij nga Milani në fund të sezonit.

Nesër në mbrëmje, në “San Siro”, kuqezinjtë e Milanit do të presin Bolonjën, një mundësi e mirë për të mbërritur në kuotën e 59 pikëve, tri më pak se Atalanta që renditet në zonën Champions, kur kanë mbetur edhe 3 javë për t’u luajtur deri në fund të sezonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!