Bajern, ikën dhe Riberi…

Pas divorcit nga Arjen Boben, vjen dhe largimi tjetër nga Bajern Mynih. Bëhet fjalë për Frenk Riberi, i cili sapo ka zyrtarizuar divorcin e radhës nga gjigandët bavarezë.

E konfirmon klubi, i cili duke parë skadencën e kontratës së francezit në qershor, ka vendosur të mos i afrojë rinovimin.

Frenk Riberi, nuk do të zgjasë bashkëpunimin dhe sikurse Arjen Roben, do të lërë Bajernin këtë verë,”– thuhet nga klubi.

Në këtë mënyrë, dy nga ikonat e dekadës së fundit në radhët e gjermanëve, i thonë lamtumirë skuadrës nga Bavaria. Nuk dihet destinacioni, por parë moshën e madhe të futbollistëve, duket se interesi ndaj tyre mund të jetë i zbehtë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!