Bayern Mynih, tani i vetëm drejt titullit…

Bayerni i Mynihut me shumë gjasa do të shpallet sërish kampion në Bundesligë. Borusia Dortmund që e ndjek, po gabon dhe diferenca shkon në 4 pikë

Në kuadër të javës së 32-të, skuadra bavareze fitoi 3-1 në “Allianz Arena” ndaj Hanoverit, pa i vënë për asnjë rast në dyshim 3 pikët.

Ndeshja u zhbllokua nga Levandovski, për t’u pasuar nga golat e Goretskës dhe Riberisë, ndërkohë që Jonathas ngushtoi shifrat nga pika e penalltisë.

Me këtë fitore, Bayerni shkoi 4 pikë para Borusias së Dortmundit, duke iu afruar edhe më shumë me titullin kampion të Gjermanisë.

“Të verdhët” e Dortmundit bënë një hap fals në transfertën ndaj Verderit, shpërdoruan epërsinë e dy golave dhe u larguan vetëm një pikë nga Bremeni, duke ia bërë më të lehtë rrugën drejt titullit kampion Bayernit të Mynihut.

Futbollistët e Borusias, pas golave të Pulisiç dhe të Alkacer, menduan se gjithçka kishte përfunduar në favor të tyre. Por jo. Brenda 5 minutash (70’ dhe 75’) Verder arriti të shënojë dy herë dhe të fiksojë barazimin 2-2.

Në radhët e ekipit të Verderit, si zakonisht u aktivizua edhe sulmuesi ksovar Milot Rashica, i cili edhe pse nuk shënoi, zhvilloi një lojë mjaft të pëlqyeshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!