Baloteli, rikthimi në shtëpi…

Rikthimi javën e kaluar në Serinë A pas 8 edicionesh, përpos gëzimit të ligjshëm të të gjithë faktorit sportiv në qytet, ka bërë që në kampin e “dallendyshëve”, të hedhen pikat e para të merkatos.

Si një banor i hershëm i Bershias, në skënë ka dalë emiri i Mario Balotelit, lojtarit që aktualisht militon në kampionatin francez me Olimpik Marsejë. Ish-skuadra e Igli Tares dhe Roberto Baxhos, ka pikasur italo-ganezin, madje për t’i mbushur mëndjen, se ai është një dëshirë e madhe e klubit, nuk kanë nguruar t’i shprehin se nga radhët e Breshias, mund të rigjëjë sërish formacionin e përfaqësueses së Italisë.

Sakaq, Masimo Selino, presidenti i Breshias, e di mirë se cfare duhet të bëjë, pasi skuadra e Emanuele Ndoit, edhe pse dominoi sezonin në serinë B, nuk e ka petkun për të qënë konkuruese e denjë në sofrën e madhe. Mbetet për t’u parë lëvizja me SuperMarion, të cilit i skadon kontrata me marsejezët në fund të qershorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!