Verona, shkarkohet trajneri Fabio Groso…

Ish-kampioni i botës më 2006-tën, juventini Fabio Groso, nuk është më trajneri i Veronës. Presidenti Mauricio Seti, ka njoftuar shkarkimin e tij pas ndeshjes së javës së 34-t, të cilën Verona e humbi 3-2 në shtëpi ndaj Livornos.

 “Sot ishte një ndeshje shumë zhgënjyese. Qëllimi ynë është që të shkojmë në Serinë A dhe për këtë vendosa të shkarkoj Fabio Grosson nga posti i tij”, – ka shkruar presidenti Seti, i cili ka shtuar:

“Shpresoj që ky vendim të vendosë lojtarët përpara përgjegjësive të tyre, sepse kjo është një humbje për të gjithë. Kjo ishte e vetmja zgjedhje për të bërë, që të përpiqemi të luajmë kartat tona deri në fund”.

Kampionati i Serisë B ka ende edhe dy javë për të përfunduar. Verona renditet në vendin e 6-të me 49 pikë, me shpresë për të mbërritur “play-off”-in.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!