Rexhinaldo dhe Kordeiro, gati “divorcin”

Në fund të këtij muaji, Kukësi rrezikon të humbasë dy nga lojtarët kryesorë të skuadrës. Mësohet se sulmuesi nga Mozambiku, Artur Fait Rexhinaldo, si dhe mesfushori brazilian Uilliam Kordeiro Melo, ditën e djeshme kanë paraqitur një shkresë pranë FSHF-së, në të cilën njoftojnë largimin nga Kukësi më 31 maj, kohë kur u përfundon kontrata me klubin verilindor.

Gjithnjë nën konteksin e këtij lajmi, ndeshja e fundit që sulmuesi Rexhinaldo dhe brazilani Korderiro do të luajnë me fanelën e Kukësit, do të jetë ajo ndaj Kastriotit, e planifikuar për t’u zhvilluar më 29 maj.

Kësisoj, mozambikasi Rexhinaldo  njofton paraprakisht “divorcin” me klubin verilindor, ndërsa mesfushori brazilian Kordeiro do të vazhdojë të luajë për kuksianët edhe në ndeshjet për Europa League, deri në çastin kur klubi verilindor do të eliminohet nga kjo veprimtari ndërkombëtare.

Këtë fundjavë, kur do të zhvillohen ndeshjet e javës së 32-të, skuadra e Kukësit është pushim. Ajo merr në tavolinë 3 pikët, pasi duhej të ndeshej me Kamzën e përjashtuar nga Superiorja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!