Konte, “mat” në Empoli

Të gjithë në kërkim të Kontes. Ish-trajneri i Çelsit, pas largimit nga Londra, ka rezultuar mjaft i kërkuar nga klubet e mëdha me mundësi përfshirjeje në planet e së ardhmes. Emri i italianit, lakohet thuajse në çdo “rozë, paçka se e kaluara me Çelsin e ka penguar deri tani.

Madje jo vetëm në Itali teksa, Inter, Milan, Roma, edhe pse u futën në bisedime, kanë konfirmuar aktualët, por dhe jashtë ndërsa PSG, Mançester Juntaid apo Bajern Mynih, kanë aluduar për puliezin. Por ajo që ka befasuar sot, ka të bëjë me faktin se Konte, është parë të ndjekë në seancë skuadrën e Empolit,ndërkohë që u takua me teknikun Aurelio Andreazoli.Ndonjë ndihmë,sygjerim, këshillë, për të shëptuar toskanët.

Thjesht një ndihmë për ekipin e Veselit në vështirësi, apo kemi të bëjmë me një lëvizje surprizë. Sidoqoftë, mediat italiane, janë të sigurta që Konte, do të vendosë për njërën nga pankinat e lartpërmendura brenda pak javësh. Antonio, sot u pa në Empoli…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!