Poçetino: Tani gjithçka është e mundur…

Gjysmëfinalja e Champions League është një ëndërr e vërtetë, por Mauricio Poçetinon nuk vendos kufizime ndaj Totenhemit, në prag të sfidës ndaj Ajaksit.

“Shpirti që kemi krijuar në këtë ekip, na bën të besojmë se ne mund të arrijmë rezultat, çdo gjë është e mundur, – u shpreh trajneri argjentinas. – Kjo është forca jonë. Unë e konsideroj veten shumë me fat, sepse këtu liderët gjithmonë më kanë mbështetur, duke më lejuar të afirmoj parimet e mia”.

Pa kapitenin dhe sulmuesin Herri Kin, Totenhemi në ndeshjen e parë gjysmëfinale që do të luajë në shtëpi ndaj “shigjetarëve” të Amsterdamit, do t’i duhet të bëjë edhe pa koreanin Heung-Min, i cili u ndëshkua me karton në sfidën ndaj Mançester Sitit dhe do të mungojë në takimin e sotëm.

“Është gjithmonë problem që të mungojnë lojtarë të caktuar, por para së gjithash vjen skuadra”, – ka deklaruar trajneri Poçetino.

Sonte, në orën 21:00, do të nisë takimi Totenhem-Ajaks, i vlefshëm për takimin e vajtjes së gjysmëfinales së Champions League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!