“Ne kemi arritur diçka, por duam më shumë”

Ajaksi është befasia e Champions League për këtë sezon. Pasi ka eliminuar, së fundmi Real Madridin dhe Juventusin, skuadra holandeze ka mbërritur në fazën gjysmëfinale të këtij eventi më të rëndësishëm të futbollit kontinental midis klubeve.

Sonte në mbrëmje, “shigjetarët” e Amsterdamit, që me lojërat e tyre na kanë bërë të kthehemi në vitet ’70 të shekullit të kaluar, do të përballen me britanikët e Totenhemit, për llogari të takimit të vajtjes së gjysmëfinales.

Në konferencën e shtypit para kësaj ndeshjeje, trajneri 49-vjeçar Erik ten Hag, ka folur me superlativa për skuadrën e tij, duke lënë të nënkuptohet ambicien e tyre për të një rezultat pozitiv edhe në Londër përballë “Spurs”-ave.

“Lojtarët e rinj janë pjekur, sigurisht në dy vitet e fundit, në sajë të numrit të ndeshjeve që kanë luajtur me Holandën dhe Ajaksin në nivel europian. Kjo me të vërtetë do t’i forcojë ata në zhvillimin e tyre. Ne e përgatisim ekipin në tërësi, në bazë të forcës sonë. Duhet të kemi respekt për kundërshtarin, nga kjo gjë udhëhiqemi në çdo ndeshje. Vetëm kështu e bëjmë punën tonë.

Ne duam të jemi të sigurt në fushë, por nuk mund të jemi naivë. Unë nuk kam besytni, por besoj në ekipin tim, te lojtarët në fushë dhe te plani që kemi hartuar së bashku. Lojtarët mund të marrin vendimet e tyre të pavarura, nëse diçka ndryshon në fushë. Ne kemi arritur diçka, por duam të bëjmë më shumë. Nuk flemë mbi dafina. Ekipi është i mirë. Sekreti qëndron në faktin se kemi lojtarë shumë të aftë, shumë të etur për sukses dhe shumë të freskët”, ka deklaruar trajneri i Ajaksit, Ten Hag

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!