Mesi, vjen çertifikimi katalanas…


Në muajin maj, në Katalunjë,”jashtëtokosori” do dekorohet jashtë praktikave të deritanishme. Kurrë më parë një dekoratë e tillë në duart e një sportisti.

E përditshmja sportive “Mundo Deportivo”, bën të ditur, se qeveria e Katalunjës në bashkëpunim me bashkinë e Barcelonës, kanë vendosur t’i akordojnë Lionel Mesit titullin e lartë “Creu de Sant Jordi”. Çmimi prestigjioz i jepet personave që kanë kontribute në ruajtjen e identitetit, integritetin dhe zhvillimin e Katalunjës.

Çmimi në trajtën e një super dekorate, do t’i dorëzohet argjentinasit gjatë muajit maj. Motivacioni: “I njohur si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Lionel Mesi, mishëron atribute të mëdha sociale e sportive. Ai simbolizon përulësinë, ndershmërinë, të mësuarit, kreativitetin, shpirtin e ekipit dhe respektin”.

Në këtë mënyrë gjeniu i dekades së fundit në futboll, përpos shumë titujeve dhe arritjeve në sport, do t’i shtojë vetes këtë super “trofe” që në Katalunjë, vështirë ta fitojë çdokush.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!