Makinat, pasioni i CR7. 11 mln. euro për to…

Kristiano Ronaldo është njeriu i rekordeve. Pas golin e shënuar ndaj Interit, numri 600 me ekipet e klubeve në karrierën e tij të pabesueshme, fenomeni portugez i Juventusit, është edhe një tifoz i madh i makinave të luksit jashtë serie. Aktualisht ai ka një koleksion të tillë, i cili përllogatitet në vlerën 11 milionë eurove të shpenzuara.

Sipas gazetës spanjole “Marca”, sulmuesi i Juventusit mund jetë edhe blerësi misterioz i “Voiture Noire”, një makinë e prodhuar nga Bugati në një model të vetëm, e cila kushton as më pak dhe as më shumë, por plot 1.736.038 dollarë.

Kristiano Ronaldo është “imun” ndaj presionit, por ka një pikë të dobët: pasionin e shfrenuar për makinat luksoze. Një mani e vërtetë për CR7, që zotëron më shumë se njëzet prej tyre, për një vlerë totale që tejkalon 10 milionë eurot.

“Ferrari”, “Lamborghini”, “Bugatti”, “Bentley”, “Porsche”, “Aston Martin” dhe shumë më tepër, për të arritur te “Rolls Royce Cullinan”, që Ronaldo ua paraqiti tifozëve të tij para sfidës në Napoli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!