FSHF vendos: Luhet në të njëjtin orar

Kampionati në frymen e fundit dhe skuadrat konkuruese, janë shumë pranë përfundimit të aktivitetit sportiv  më të rëndësishëm në vënd.

Për t’i paraprirë ndonjë tolerimi eventual, Federata Shqiptare e Futbollit, hedh hapin e parë të rëndësishëm, duke bërë që nga ky moment e deri në fund, skuadrat të përballen në të njëjten ditë dhe orar.

Kësisoji, përveç Kukësit që do pushojë  dhe do të marrë tri pikët në tavolinë përballë Kamzës së përjashtuar, të gjitha çiftet e tjera në program për javën e 32-të të Kategorisë Superiore, do të luajnë të shtunën në orën 15:00.

Është vetë FSHF-ja që ka njoftuar se të katërta ndeshjet e javës së 32-të do të luhen të shtunën duke nisur nga ora 15:00.

Ora 15:00 | Tirana-Skënderbeu

Ora 15:00 | Laçi-Kastrioti

Ora 15:00 | Flamurtari-Partizani

Ora 15:00 | Teuta-Luftëtari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!