Suarez: Duam ta fitojmë Kupën!…

“Kanë kaluar vite që kemi luajtur në gjysmëfinalet e Champions Leagues dhe tani duam të arrijmë qëllimin tonë”. Kështu është shprehur sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, në faqen e internetit të klubit, në prag të gjysmëfinales kundër Liverpulit.
“Këtë vit ne jemi kthyer në nivelet që klubi na kërkon, – ka shtuar uruguajani ndër të tjera, një “ish” në këtë ndeshje (ka luajtur për “Reds”-at nga 2011 deri më 2014). – Jemi në rrugën e duhur. Champions League nuk është një garë normale, por një turne special që ne duam të fitojmë. Eshtë një turne që ku nuk mund ta krahasosh me një të dytë”, – ka shtuar ai.
Suarez kujton, se “pasi jemi eliminuar në çerekfinale në tre vitet e fundit, ne tani duam të fitojmë. Në ndeshjen e fundit kundër Mançester Junajtid, nga atmosfera në “Kamp Nou” kemi pasur ndjenjën se publiku dëshiron të na shohë ta ngremë lart atë Kupë”.