Skënderbeu, pa dy titullarë ndaj Tiranës…

Superiores tani i kanë mbetur edhe 5 javë për të zhvilluar. Çdo javë është një finale më vete për cilindo skuadër në këtë finish sezoni.

Skënderbeu arriti një fitore të merituar ndaj rivalëve të kahhershëm të Flamurtarit. Për javën e 31-të, ata mposhtën vlonjatët në Korçë, pas golave të Krasniqit dhe të Muzakës nga pika e penalltisë, që vulosi fitoren 2-0 të Skënderbeut që u rikthye në garën për një biletë europiane.

Por, kjo fitore e bukur me vlerë, ka patur edhe një kosto për skuadrën e Skënderbeut. Korçarët takimin e radhës, në transfertën ndaj Tiranës në kryeqytet, do të kenë dy mungesa të sigurta dhe të rëndësishme për trajnerin Shehi.

Qendërmbrojtësi kroat Marko Radas dhe mesfushori Bruno Dita, që u ndëshkuan me të verdhë në takimin ndaj Flamurtarit, plotësojnë numrin e kartonëve dhe do të mungojnë në takimin ndaj bardhebluve të Tiranës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!