“Shkojmë për gjithçka në Korçë”

Të dielën, në orën 19:00, në stadimin e Korçës do të zhvillohet takimi Skënderbeu-Flamurtari, një sfidë ku spektakli është i garantuar…

Flamurtari do të luajë në transfertë ndaj Skënderbeut ditën e nesërme. Një ndeshje e rëndësishme për të dyja skuadrat, që kërkojnë të arrijnë objektivin Europë. Në konferencën e sotme për shtyp, kanë folur dy nga lojtarët e skuadres vlonjate, Franc Veliu dhe Argjend Mustafa.

Franc Veliu: “Sigurisht që është një ndeshje e vështirë. Skënderbeu është një ekip me kualitet, pavarësisht luhatjeve që ka pasur. Kanë lojtarë shumë të mirë në përbërje. Ne nuk është se shohim rivalët, shohim ecurinë tonë dhe rëndësi ka që po ecim mirë. Është një rival si gjithë të të tjerët, i vështirë. Nuk është Skënderbeu i viteve të kaluara, por nuk duhet absolutisht ta nënvlerësojmë. Shkojmë për gjithçka në Korçë, si në çdo ndeshje tjetër. Duam të luajmë mirë dhe të kënaqim tifozët tanë. Gjithashtu të vazhdojmë me ecurinë pozitive që kemi pasur deri tani në kampionat”.

Argjend Mustafa: “Duke vlerësuar njëkohësisht përballjen e ditës së diel, një takim mes dy skuadrave rivale, që natyrisht pritet të dhurojnë një përballje interesante dhe të bukur, pa munguar aspak emocionet, ashtu siç  kanë qenë përherë përballjet mes të dyja ekipeve. Europa? Të them të drejtën kam besim se mund ta arrijmë, por normalisht duhet besim nga të gjithë dhe të vijojmë me këtë ecuri që kemi. Është e mundshme”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!