Racizmi! Kosova fërkon duart…
Komisioni i Disiplinës së UEFA-s ka dënuar Malin e Zi të luajë një ndeshje pa tifozë, si dhe me një gjobë prej 20 mijë eurosh, për shkak të korreve raciste të tifozëve të saj, gjatë ndeshjes së 25 marsit ndaj Anglisë, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020-s.
Objektiv i racizmit të malazezve, thuajse gjatë gjithë takimit, ishte Raheem Stërling, i cili me golin që shënoi, fiksoi fitoren 5-1 të “Tri luanëve”.
Nga ky vendim i Komisionit të Disiplinës së UEFA-s, është Kosova ajo që përfiton. Më 7 qershor, në kryeqytetin Podgoricë të vendit fqinj është planifikuar të ndeshen Mali i Zi-Kosovë, takim ky i vlefshëm për eliminatoret e grupit A të Euro 2020-s.
Pas dy ndeshjesh të luajtura në grup, Mali i Zi ka vetëm 1 pikë, të fituar në transfertën ndaj Bullgarisë, ashtu si edhe Kosova që ka 1 pikë, pas një ndeshjeje që u mbyll në barazim 1-1, po me Bullgarinë në Prishtinë.