Xhixha altruist, Partizani kampion

Redon Xhixha, prej javësh po tërheq Laçin në vijën e sulmit. 20 vjeçari, autor i penalltisë së fituar mbrëmjen e sotme, për skuadrën e Starovës, tha për Supersport, se skuadra e tij, do të insistojë deri në fund për të mbrritur  te vëndet që të japin një biletë europiane. Talenti bardhezi, e mbajti disa herë në presion prapavijen e të kuqëve dhe në dy- tri raste, mund të kishte ndihmuar skuadren për të shënuar golin e dytë. Nuk ndihet i zhgënjyer nga barazimi, madje përgëzon Malën dhe Partizanin, për këtë ecuri në kampionat.

Ndeshje e mirë kundër ekipit që është me meritë aty ku është. Një ndeshje e luftuar, rezultati i drejtë. Futbolli ka momente negative por edhe pozitive, fitorja me Skënderbeu na motivoi edhe më shumë.

Penalltia? Sulmova topin dhe krijova kontaktin, më pas u rrëzova në zonë. Janë edhe disa javë e tjera për t’u luajtur. Ne do luftojmë deri në fund për Europën. Shpresoj t’ia arrijmë.

Rastet? Patëm shumë raste dhe ligji i pashkruar është që po nuk shënove do pësosh. Malën e kam shok dhe e urova pas ndeshjes të fitojë titullin pasi janë me meritë në vend të parë”,-deklaroi Xhixha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!