“Mirënjohje”, ish-gjyqtarit Xhavit Fagu…

Federata Shqiptare e Futbollit nderoi sot me çmimin e “Mirënjohjes” ish-arbitrin shqiptar Xhavit Fagu në nder të 85-vjetorit të lindjes së tij. Në një ceremoni të veçantë, Sekretari i FSHF-së, Ilir Shulku në emër të Presidenti Duka, i dorëzoi ish-gjyqtarit kryeqytetas çmimin.

Veçmas urimit për ditëlindjen, Shulku u shpreh se vlerësimi i Federatës vjen në shenjë respekti për kontributin e madh që Fagu ka dhënë ndër vite gjatë karrierës së tij si gjyqtar në aktivitetet kombëtare, ashtu si edhe në ato ndërkombëtare.

Xhavit Fagu ka lindur në vitin 1934 në Tiranë dhe njihet gjerësisht në komunitetin sportiv tiranas si një nga figurat më spikatura. Njëkohësisht, në Tiranë u organizua edhe kupa ‘Xhavit Fagu’. Në këtë aktivitet, në nderim të ish-gjyqtarit të njohur, morën pjesë përfaqësues të disa televizioneve shqiptare”, – shkruan në njoftimin e saj FSHF.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!