Leo Mesi i jep trofeun e 26-të Barcelonës…

Barcelona është zyrtarisht kampione e La Ligës. Eshtë titulli i 26-të i katalanasve. Skuadra e drejtuar nga Ernesto Valverde mposhti në “Kamp Nou” me rezultatin 1-0 Levanten, duke siguruar matematikisht 3 javë para përfundimit të kampionatit në Spanjë.
Me 3 pikët e sotëm, Barcelona u ngjit në kuotën e 83 pikëve, me një diferencën +9 pikësh nga Atletiko Madrid e vendit të dytë.
Pas 45 minutave të “bardha”, jashtëtokësorit Lionel Mesi iu deshën vetëm 16 minuta për të gjetur rrugën e rrjetës dhe fiksuar fitoren 1-0 të Barcelonës. 92 mijë tifozët, që kishin ardhur në “Kamp Nou” për të festuar, shpërthyen në gëzim.
Pasi kapiteni Mesi mori trofeun e titullit nga presidenti i Federates Spanjolle të Futbollit festa në stadiumin e katalanasve vazhdoi gjatë. Askush nuk donte të largohej nga “Kamp Nou”. Futbollistët gëzuan dhe festuan bashkë me tifozët e tyre.
Ky ishte titulli i 8-të i fituar nga Barcelona në 11 vitet e fundit, ndërkohë që për “Pleshtin” ishte titulli i 10-të me fanellën “blaugrana”.
Në 3 ndeshjet e fundit katalanasit do të ndeshen me Selta Vigon, Getafen dhe Eibarin. Këtu nuk llogariten ndeshjet gjysmëfinale ndaj Liverpulit për Champions League.
