Inter-Juve, “San Siro” e pasigurtë…


Lëkundjet në “San Siro” shqetësuese, tifozët miq të dyzuar për transfertën.

“San Siro” në rrezik. Ndeshja Inter-Juve, mund të ndiqet nga një numer i reduktuar tifozesh dhe arsyeja është e thjeshtë.

Në sektorë të ndyshëm të impiantit, ka lëkundje të shumta, duke mos dhënë shumë garanci për të ndjekur një ndeshje futbolli me qetësinë e duhur.

“La Stampa” rrëfen, si një masë paraprake e biletave për sektorin e miqve janë bllokuar dhe tifozët e Juventusit, ata që do preferojnë “San Siron”, do të detyrohën të ndahen në dy pjesë të ndryshme të stadiumit për të ndjekur më të sigurtë përballjen klasike.

Nga projektimet e bëra, figuron se, përkrahësit e Juventus, do të kenë rreth 2.500 më pak bileta në dispozicion.

Takimi mes Interit dhe Juventusit, do të startojë sot, duke nisur nga ora 20:45.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!