Edhe Bylisi, zyrtarisht në Superiore!

Kategoria e Parë, sot zbuloi edhe një enigma, pa pritur edhe 2 javë nga përfundimi i kampionatit. Pas Vllaznisë në grupin A edhe Bylisi në grupin B, tashmë është zyrtarisht ekipi që kalon në Superiore!
Ballshiotët kanë fituar 0-2 në transfertë ndaj Orikut. Me këtë fitore, falë golave të Guindos dhe Peposhit, ekipi mallakastriot i Bylisit arrin Superioren matematikisht. Për këtë një ndihmë të tërthortë, dha edhe Lushnja, e cila barazoi 1-1 me skuadrën e Besës.
Tashmë kampionarti i Kategorisë së Parë është thuajse i mbyllur. Pritet përfundimi i tij, për të mësuar kampionen, takim që do të zhvillohet midis Vllaznisë dhe Bylisit, si dhe për të mësuar skuadrat që do të zbresin në Kategorinë e Dytë, pas garës në “play out”.
KATEGORIA E PARË, JAVA 25
Grupi A, Play-off
Korabi-Erzeni 1-1 (Skuka 58′ (pen.)/ Lajthia 7′)
Dinamo-Vllaznia, të dielën
Besëlidhja pushim
Grupi A, Play-out
Iliria-Burreli 1-0 (Xhabrahimi 24′)
Vora-Veleçiku 0-1 (Banushi 13′)
Shënkolli pushim
Grupi B, Play-off
Lushnja-Besa 1-1 (Gjyla 8′ / Çelhaka 52′)
Oriku-Bylis 0-2 (Guindo 25′, Peposhi 49′)
Egnatia pushim
Grupi B, Play-out
Elbasani-Apolonia 1-0 (Lleshi 3’)
Turbina-Pogradeci 2-0 (Bakiu 9’, Bërdufi 46’)
Tomori pushim