Milan nuk pret, bën gati largimin e Gatuzos

Xhenaro Gatuzo në shënjestër. Sipas asaj që raporton “Stampa”, tekniku 41-vjeçar i Milanit, pas ecurisë së dobët javët e fundit, por dhe faktit të eliminimit dy ditë më herët nga Lacio, në kupën e Italisë, i ka orët e numëruara.

Në këtë pikë të kampionatit, ndersa Milan kërkon të ruajë vëndin e katërt, krerët e kuqezinjëve kërkojnë me insistim ndryshim të situatës.

Në vigjilje, sfida delikate me Torinon. Nëse dështohet me “toron” këtë fundjavë, atëherë ish-“luftëtari” i Milanit, do të jetë i larguar. Në vënd të Gatuzos, me gjasë do të thirret në forcë, trajneri i Primaverës, Federiko Xhunti . Skuadra milaneze, lufton fort për të zënë një vënd në zonen Champions.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!