Liverpul, shkërmoq të “shkërmoqurit”

Dy javë deri në fund për Liverpulin. Mund thellë Handersfild 5-0 dhe merr kreun. Siti dy pikë prapa, me tri ndeshje në kalendar.

Shfryn Liverpuli. Në takmin e mbrëmjes, “reds”-at e Jurgen Klopit, i dhanë një goditje të rëndë të rrëzuarve të Handersfild, ndërsa i shënuan një thes me gola. Serinë e hapi Keita në start, teksa shënoi në minutën e parë.

Me miqtë e dorezuar, Liverpuli vijoji të vallzojë në fushë, duke shënuar me Mane. Pas tij, radha e egjiptianit Salah, i cili gjeti golin në shtesë të kësaj pjese.

Ndërkohë që për ta kthyer në festë mbrëmjen në “Anfild”, janë sërish Mane e Salah që gjëjnë dopietat personale. Sadio Mane i dërgoi shifrat në 4-0 në të 66-ën, ndërsa Mohamed Salah, vulosi “maniten” 7 minuta nga fundi. Salah, mbërriti në kuotën e 69-te golave në 100 ndeshje me Liverpulin. Rekord.

Për skuadrën e Klop, në fushë pas shumë javësh, Xherdan Shaqiri. Pas këtij takimi, Liverpul merr sërish kreun e Premier League, por me një takim më shumë se Siti. Mundesitë për të fituar titullin, nuk varen më prej tyre.

Ndërkohë, brenda skuadrës së gjermanit Jurgen Klop, vazhdon gara për “Këpucën e artë” të golashënuesit të Premier League. Listën aktualisht e kryeson egjiptiani Mohamed Salah me 21 gola të shënuar, i ndjekur nga shoku i skuadrës së tij Sadio Mane me 20 realizime.

Sakaq, Liverpul, ka një tjetër betejë ditën e parë të muajit maj. Në gjysmëfinalen e vajtjes në Champions, do të presë Barcelonën e Mesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!