“Zonja e vjetër” ndryshon “look”…

Italia, konsiderohet si vendi i modës. Stilistët italianë janë ndër më të njohurit në botë. Pasarelat e Milanos, Parisit, Londrës apo Nju Jorkut, janë skenat, ku stilistët italianë, që paraqesin stilimet e tyre stinore.

Moda është e pranishme edhe në sport. Stilistët janë ata që modelojnë edhe veshjet e individëve apo ekipeve sportive. Kësaj here, stilistët italianë, natyrisht bashkë me drejtuesit e klubit, kanë menduar t’i ndryshojnë “look” Juventusit.

Tifozët e “Zonjës së vjetër” duhet t’i harrojnë shiritat e zinj në uniformën e 37-të here kampionëve të Italisë. Drejtuesit e skuadrës torineze kanë menduar për sezonin e ri 2019-2020 një uniformë të dizenuar disi më ndryshe për skuadrën e tyre.

Natyrisht, që ngjyra e zezë dhe e bardhë, nuk do të ndryshojë, por dizenjimi dhe kombinimi i tyre, do të jetë diçka tjetër nga ajo që jemi mësuar të shohim te Juventusi.

Do të jenë tri uniforma të reja: zyrtarja bardhezi, një e kuqe dhe një ngjyrë gurkali, që kampionët e Italisë, do t’i përdorin në sezonin e ardhshëm…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!