Superkupa e Spanjës në Arabinë Saudite?
● Federata Spanjolle e Futbollit kërkon 30 milionë euro për 6 edicione, duke nisur që nga 2020-ta
Federata Spanjole në gjurmët e Serisë A: finalja e ardhshme e Superkupës mund të luhet në Arabinë Saudite, ku këtë vit u luajt finalja e Superkupës së Italisë, ndërmjet Milanit dhe Juventusit mes mijëra polemikave.
Sipas raporteve të “Marca”-s, edhe Federata Spanjolle e Futbollit është duke negociuar me qeverinë saudite për një marrëveshje, të bazuar në 30 milionë euro për gjashtë vjet, me kusht për të zhvilluar finalen e Superkupës së Spanjës në Arabi, duke filluar në viti 2020.
Negociatat janë ende në vazhdim dhe ende nuk ka marrëveshje midis palëve. Nuk do të ishte hera e parë që Superkupa spanjole do të luhej jashtë vendit, duke pasur parasysh se në verën e kaluar, ndeshja mes Barcelonës dhe Seviljes u zhvillua në Tanxher të Marokut.