Reali, gati 24 mln. në vit për Hazard…

Real Madridi për të bindur mesfushorin belg Eden Hazard për të kaluar në “Bernabeu” sezonin e ardhshëm ka bërë gati një kontratë faraonike: 24 milionë euro neto në vit.

Sipas tabloidit britanik “The Sun”, klubi londinez i Çelsit do të ishte gati ta shiste talentin 28-vjeçar për 100 milionë paund (rreth 116 milionë euro), ndërsa Florentino Perez është gati t’i ofrojë lojtarit një pagë prej 400,000 paund në javë, ose rreth 24 milionë euro neto për sezon.

Me një page të tillë Reali ka paguar deri më tani vetëm te Kristiano Ronaldon, pasi Garet Bejl (15 milionë), ose Sergio Ramos (10.2 milionë) fitojnë shumë më pak.

Madrilenët e kanë hapur kasafortën për belgun Hazard, të cilin kërkojnë me çdo kusht ta bëjnë të tyrin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!