Shifrat? Koha e fenomenit Mbape!…

Në të njëjtën moshë, Mesi kishte shënuar shumë më pak. Francezi ka shënuar 96 gola kundrejt 30 të Leos në 20 vjet, 4 muaj dhe 5 ditë, ndërsa Ronaldo ishte në 27 vjeç me kaq gola.

Kush është (ose kush ka qenë) sulmuesi më i fortë në historinë e futbollit në 20 vitet e fundit? Nëse futbolli do të ishte një shkencë e saktë dhe do të bazohej te numrat, përgjigja do të ishte e qartë: Kylian Mbape.

Treguesit e francezit janë më të mirë se Mesi, më të mirë se Kristiano Ronaldo. Natyrisht kur bëjmë vlerësime, duhet të shqyrtojmë edhe rrethanat si janë realizuar këta numra, forca e kundërshtarëve dhe një mijë variabla të tjerë. Por numrat e zhveshur, janë mbresëlënës, përtej të gjitha konsideratave të tjera.

Mbape, siç thotë gazeta spanjolle “As”, ka shënuar 96 gola në karrierën e tij profesionale me Monakon, Paris SG dhe ekipet kombëtare franceze (12 gola të shënuara me fanellën e “gjelave”). Të gjitha këto shifra në moshën 20 vjeç, 4 muaj dhe 5 ditë.

Le të bëjmë një hap prapa, të shqyrtojmë rezultatet e Lionel Mesit në të njëjtën moshë. Edhe pse Mesi kishte fituar hapësira ​​te Barcelona, në futbollin profesionist “Pleshti” kishte shënuar vetëm 30 gola, më pak se një e treta e asaj që ka realizuar Mbape, duke përfshirë 4 me ekipin kombëtar argjentinas.

Supremacia historike e Mbapes rritet më tej, në qoftë se ju shkoni për të bërë një krahasim edhe me Kristiano Ronaldon, i cili në 20 vjet, 4 muaj dhe 5 ditë, mes të Sporting Lisbonës, Mançester Junajtid dhe kombëtares portugeze, ishte shënuar vetëm 27 gola.

Numrat nuk janë tregues shkencorë në futboll, por ato të Mbapes janë vërtet mbresëlënëse dhe çojnë në mendimin, se djali nga Paris SG është gati të shkruajë historinë.

Ky nuk është vetëm një premtim i madh, por edhe një realitet absolut i futbollit modern. Pastaj Mesi dhe Ronaldo kanë fituan gjithçka, tani është koha e Mbapes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!