FSHF, propozon për “Reformën në Sport”…

FSHF ka zhvilluar një takim të parë konsultativ, me disa klube në lidhje me ndryshimet ligjore që janë kërkuar dhe propozuar në kuadër të Reformës në Sport.

Përfaqësuesit e klubeve në këtë takim u njohën me punën e deritanishme të zhvilluar nga grupet e punës të ngritura, në lidhje me këtë reformë dhe propozimet konkrete të FSHF-së me qëllim nxitjen e sportit.

Drafti i propozuar nga Federata Shqiptare e Futbollit synon ndryshime dhe përmirësime në Kodin Penal, ndryshime në Ligjin për Sponsorizimet, Ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat, Ligjin për TVSH-në, Ligjin për Sportin dhe transferimin e objekteve sportive nga njësitë e qeverisjes vendore te klubet sportive.

Të gjitha pikat u analizuan me një kujdes të veçantë dhe propozimet e klubeve, do të pasqyrohen në draftin që FSHF-ja do të dërgojë pranë grupeve të punës që janë ngritur nga Këshilli i Ministrave, njofton qeveria e futbollit shqiptar nëpërmjet një postimi, në faqen e saj zyrtare në internet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!