Dëmtimi, Kalabria lamtumirë sezonit…

Mbrojtësi kuqezi u largua nga fusha në minutën e 40-të në ndeshjen ndaj Lacios. Për shkak të dëmtimit, ai do të humbasë edhe ndeshjen me U-21

Një tjetër lajm i keq për Milanin vjen nga infermieria. Davide Kalabria, për shkak të një frakture të fibulas, pas 40 minutash u detyrua të largohet nga fusha në ndeshjen gjysmëfinale për Kupën e Italisë ndaj Lacios.

Për shkak të këtij dëmtimi ka përfunduar sezoni për mbrojtësin kuqezi, i cili e la “San Siron” me paterica. Kalabria gjithashtu do të jetë i detyruar të humbasë Europian Under-21, i cili do të zhvillohet në Itali dhe San Marino nga 16 deri më 30 qershor.

AC Milan njofton se gjatë ndeshjes së Kupës së Italisë, që u zhvillua dje ndaj Lacios, Davide Kalabria ka pësuar një traumë të drejtpërdrejtë të këmbës së majtë.

Testet klinike dhe instrumentale të kryera sot, treguan një frakturë të të fibulës së majtë. Një kontroll i ri radiologjik është planifikuar për një muaj,” – lexohet në deklaratën e klubit kuqezi të Milanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!