Rama i thotë jo operacionit, Hamiti në Kamëz

Kukësi merr lajme të mira përpara takimit të parë gjysmëfinal për Kupen e Shqipërisë, në porgram sot në 16 00 ndaj Skënderbeut. Edhe pse asgje zyrtare nga klubi, ka qënë
fizioterapisti Kapaj, ai që ka publikuar në rrjetet sociale lajmin se Valdet Rama, do të jetë në dispozicion të Gjokës fill pas një jave. Rama, futbollisti i klasit të lartë në Superiore, pësoi një dëmtim në takimin me Flamurtarin dhe të dhënat e para, e dërgonin kosovarin 31 vjeçar drejt operacionit. Situata duket tërësisht ndryshe.

Hamiti.

Sakaq, Eldorian Hamiti rikthehet të gjykojë në Kamëz. Ishte dita e tretë e muajit mars të këtij viti, teksa lezhiani, u përfshi nga dhuna e vëndasëve pas takimit Kamza-Laçi. Kjo sfidë, e vlerësuar nga sektori i garave si ndeshje me koficent të lartë vështirësie, i është besuar pikërisht ndërkombëtarit nga kolegjiumi i Lezhës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!