Feronikeli dhe Prishtina, me nga 65 pikë…

Pas 24 orësh, Feronikeli rimerr Prishtinës përsëri kreun e renditjes në IPKO Superligën e Kosovës. Në javën e 28-të të kampionatit kosovar, skuadra e Zekiria Ramadanit ka mundur me lehtësi KEK-un, që mbyll renditjen dhe ka fituar vetëm 1 pikë deri tani.

Feronikeli fitoi 4-0, ku spikati tregolëshi i Kastriot Rexhës, që të tre nga pika e bardhë e penalltisë. Serinë e golave e kishte çelur braziliani Zhan Karioka.

Takimi i luajtur në Gjilan, midis Dritës dhe Trepçës ’89, u mbyll në barazim 1-1. Miqtë nga Mitrovica realizuan të parët me anë të Traore, ndërkohë që Drita barazoi me anë të Xhevdet Shabanit në minutën e 77-të. Fitorja do ta ndihmonte Trepçën ’89 të siguronte qetësinë e garën për mbijetesë.

Një ditë më parë, Prishtina fitoi 1-0 në transfertë ndaj Gjilanit, ndërkohë që edhe Llapi po në transfertë, fitoi 2-0 ndaj Dritës së Skënderajt.

Pas javës së 28-të, Feronikeli kryeson renditjen së bashku me Prishtinën me nga 65 pikë, ndërkohë që në ndjekje të tyre vjen skuadra e Llapit me vetëm 2 pikë më pak, duke e bërë garën për titullin kampion të Kosovës, krejt të pa parashikueshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!