Federata e Futbollit në SHBA: Dënojmë racizmin ndaj futbollistëve tanë

Pas humbjes 2-1 surprizë kundër Panamasë në Kupën e Amerikës, Federata Amerikane e Futbollit denoncoi komentet raciste të marra nga disa lojtarë në rrjetet sociale:
“Federata Amerikane e Futbollit është informuar për disa komente raciste drejtuar disa përfaqësuesve tanë pas ndeshjes së sotme.
Nuk ka absolutisht vend në lojën e futbollit për këtë sjellje urrejtjeje dhe diskriminuese. Këto veprime nuk janë të pranueshme sepse janë në kundërshtim me vlerat e respektit dhe përfshirjes që ne mbështesim si organizatë. US Soccer dënon me forcë racizmin në të gjitha format e tij dhe do të vazhdojë të mbështesë lojtarët e tij.”
U.S. Soccer stands firmly against racism in all forms and will continue to support our players. pic.twitter.com/QayH6AY7ji
— U.S. Soccer Men's National Team (@USMNT) June 28, 2024