Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Tirana, axhenda europiane nis më 10 korrik
Katër skuadra e Abissnet Superiore; Egnatia (turi i parë Liga e Kampionëve) Partizani, Vllaznia, Tirana (Conference League), afrohen me ndeshjet e vajtjes të cilat nisin aventuren europiane të UEFA-as për edicionin 2024/2025.
Prakitikisht skuadrat janë mes përgatitjeve dhe merkatove respektive teksa po ushtrohen në Slloveni (Egnatia), Pogradec (Partizani) Bosnje (Vllaznia) dhe Maqedoni e Veriut (Tirana).
Egnatia ka një test sot me Mariborin në Slloveni me fillim orën 17:00. Po në 17:00 të kësaj të premteje Tirana takohet në testin e radhës me Strugën, ndërsa Partizani nesër ka miqësoren e radhës me Llapin e Podujevës.
Ndërkaq Vllaznia pasi luajtur testin me Buduçnost (humbur 1-3) sot përballet po në miqësore me Zrinski Mostar (18:00).
Turi i parë eleminator, Champions League:
Vajtje më 10 korrik
Borac Banja Luka – Egnatia (në Gradski Stadion Banja Luka) 21:00
Turi i parë eleminator, Conference League:
Vajtje më 11 korrik:
Torpedo Kutaisi- Tirana (19:00)
Partizani-Marsakslok (në ‘Air Albania’) 20:00
Valur- Vllaznia (21:00)/Sportiim.al/