Shehu: Drejt Laçit optimistë
Trajneri i Sënderbeut Orges Shehi, e shikon takimin e sotëm në Laç mjaft të vështirë. Sipas teknikut durrsak, Skënderbeu vjen në këtë takim pas javës dëgjimore që përfaqësues të klubit verilindor, zhvilluan në Lozanë me KAS.
Për Shehin, skuadra ka motiv dhe grupi pavarësisht se Muzaka vuan një dëmtim në hundë dhe mund ta nisë nga stoli,do të ketë gjithë vëmendjen për të kaluar me sukses. Sfida me kurbinasit, në këtë fazë të gares, mjaft përcaktuese.
“Ndeshje me shkallë vështirësie shumë të lartë. Laçi kërkon Europen ashtu sikurse dhe ne. Nga kupa ose kampionati është e njënjta gjatësi. Duam të sigurojmë Europen e më pas të shohim se cfarë ngjet me KAS-in. Drejtuesit tanë pas kthimit nga dëgjimorja, kanë trasmetuar besim. Një motiv më tepër për të kërkuar angazhimin e të gjitheve,”– është shprehur trajneri i Skënderbeut.