Juvja hap “shampanjën” e titullit të 8-të…
Pas katër ditësh, festa dhe entuziazmi u rikthyen sërish në “Allianz Stadium”, pasi Juventusi arriti të sigurojë edhe matematikisht titullin e 8-të kampion radhazi në Serinë A.
Bardhezinjtë e “Zonjës së Vjetër” mposhtën Fiorentinën me rezultatin 2-1, falë golit të shënuar nga Alex Sandro dhe autogolit të Pezelës në portën e tij, duke bërë që juventinet të “hapin shishet e shampanjës”.
Kur kanë mbetur edhe 5 javë për t’u luajtur, Juventusi i drejtuar nga Masimiliano Alegri, mbylli kështu thuajse të gjitha “hesapet” sezonale.
Tashmë synimi i vetëm i bardhezinjve të Torinos është që të merret maksimumi i pikëve, për të barazuar rekordin e 102 pikëve, të arritura në titullin e vitit 2013-2014, kur në stol ishte Antonio Konte.