David Luiz gjen “binjakun” Aleks Kral
Kjo foto e bukur, e botuar në Twiter nga futbollisti i Sllavias së Pragës, po bën tashmë xhiron e botës. Braziliani David Luiz i Çelsit ka gjetur “vëllanë e tij binjak” Aleks Kral, që luante në radhët e ekipit sllovak.
Sllavia Pragës, megjithë dëshirën dhe përpjekjet për shtangur Çelsin, nuk ia arriti të bënte asgjë. Në fund ata u dorëzuan. Pas ndeshjes së kthimit, londinezët u kualifikuan për në gjysmëfinalet e Europa League.
Por zhurma, humori në dhomat e zhveshjes ka qenë i veçantë. Çeku Aleks Kral ka dashur me ngulm të përjetësonte një foto me “binjakun” e tij të Çelsit, brazilianin David Luiz, të cilën e ka hedhur menjëherë në rrjetet sociale.
A thua trajneri italian Mauricio Sarri e ka dalluar se kush është futbollisti i tij? Gjejni ju…!