Plani i Devollit, goli i shpejtë dhe agresiviteti
Kastrioti për javën e 30-të të Superiores do të presë nesër në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës, “të kuqtë” që udhëheqin renditjen.
Do të jetë një sfidë për jetë a vdekje të krutanët, të cilët një javë më parë u mundën 4-0 nga Skënderbeu në transfertë, ndërkohë Partizani pati radhën e pushimit, madje në tavolinë mori edhe 3 pikët e Kamzës.
Gjithsesi, trajneri i krutanëve, Bledar Devolli është shprehur se humbja në Korçë është lënë pas, dhe futbollistët e tij janë të gatshëm për betejën ndaj Partizanit, ku fitorja do të synimi i vetëm i Kastriotit.
“Nuk qajmë për një ndeshje që ka ikur. Kemi punuar mirë këtë javë. Është histori e mbyllur Skënderbeu. Ka entuziazëm kemi bërë një plan për këtë ndeshje. Kemi një kundërshtar të fortë përballë, janë ekip i mirë dhe i organizuar.
Kemi bërë një plan, të jemi agresivë nga fillimi dhe të shënojmë. Më pas gjërat bëhen më të lehta. Shpresoj të jetë stadiumi plot dhe të na japin një dorë tifozët, por edhe fati”, – u shpreh Devolli në RTSH Sport para ndeshjes me Partizanin.
Ndërkohë, në radhët e Kastriotit për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve, trajneri Devolli nuk do të ketë shërbimet e Edison Ndrecës dhe të nigeriani Henri Okebugu.