Besa humb në tavolinë, nuk falet Ngo…

Komisioni i Disiplinës është mbledhur enjten dhe ka marrë vendimet mbi parregullsitë në ndeshjen Besa-Bylisi, ku u godit anësori Denis Rexha dhe u ndërpre ndeshja. Disiplina ndërkohë ka shqyrtuar edhe kërkesën e klubit të Tiranës. Ja vendimet e marrura:

VENDIMET E DISIPLINËS
– Zyrtari i KF “Besa”, Emiljano Bizhdili, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8(tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

– KF “Besa”, për sjellje të gabuar të spektatorëve dhe hedhje te sendeve të forta në fushën e lojës duke shkaktuar ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes si dhe duke shkaktuar akte dhune, në bazë të Nenit 49/5 dhe 66/3/c të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe zhvillimin e 8 (tetë) ndeshje pa spektatore në stadiumin përkatës.

– Rrëzimin e kërkesës se lojtarit të KF “Tirana”, Michael Ayodeji Ngo, si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!