Eliminimi i Juves, 13.1 milionë euro…!

● Përfitimet e “Zonjës” deri në çerekfinalet e Champions ishin 94.1 mln. euro. Eliminimi ka patur edhe pasoja financiare te bardhezinjtë. Bie me -24% tregu i aksioneve

Eliminimi i mbrëmshëm ka patur pasoja edhe për kasafortën e Juventusit. Madje jo të pakta. Për “faj” të Ajaksit, të ardhurat e grumbulluara nga “Zonja e Vjetër” këtë sezon, duke përfshirë edhe shpërblimet e UEFA-s, u ndalën në 94.1 milionë euro të ardhura, sipas llogarive të “Corriere di Torino”.

Ndërkohë, drejtuesit e klubit bardhezi kishin llogaritur që gjatë këtij sezoni ta kalonin kuotën e 100 milionë eurove të ardhurave nga pjesëmarrja në Champions League. Këtu nuk llogariten 5 milionë eurot e siguruara nga shitja e biletave për ndeshjen ndaj Ajaksit.

Mos kualifikimi në gjysmëfinale i kushtuar Juventusit humbjen e rreth 12 milionë eurove bonus, si dhe 1.1 milionë për pjesëmarrje. Me këto shifra bardhezinjtë torinezë mund ta kishin tejkaluar shifrën e 100 milionëve të përfituara nga UEFA për herë të dytë, pas sezonit me finalen e Kardifit, ku siguruar asokohe 107 milionë euro.

Për kronikë, eliminimi është ndier edhe në tregun e aksioneve në Europë. Në hapjen e “Piazza Affari” aksionet e Juventusi kanë rënë në -24%, ndërsa ato të Ajaksit në bursën e Amsterdamit, në mënyrë të pashmangshme kanë shkuar në + 10% në hapje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!