Ajaks e meritoi, Anjeli konfirmon Alegrin

Presidenti i bardhezinjve: “Çfarë zhgënjimi, por ne në 5-6 vjet jemi në çerekfinale: është një arsye për t’u krenuar”

“Ajaksi e ka merituar ta kalojë turin. Ka zhgënjim për humbjen, por ka edhe një vlerësim të përgjithshëm: jemi në vitin e 5-të apo të 6-tin, që jemi stabel, të përhershëm në çerekfinalet e Champions League dhe kjo është një burim krenarie”.Kështu u shpreh presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli, pas “nokautit” dhe eliminimit.

Këtë vit Champions League ishte një objektiv dhe do të jetë edhe vitin e ardhshëm, – shtoi ai, – me Alegrin në stol”. “Juventusi renditej i 43-ti në renditjen evropiane, tani është i 5-ti, – vazhdoi Anjeli.

Ajaksi ka eliminuar Bayernin, Realin, tani edhe Juven. Më kujtohet Ajaksi në Monako dy ose tre vjet më pare, me djem të guximshëm, teknikisht të mirë, të cilët më së miri e nderojnë fanelën e tyre të rëndë. Sot ata janë pretendues seriozë për titullin.

Sot Juvja ishte me një skuadër të re. Me Alegrin do të ulemi në fund të sezonit të diskutojmë për kontratën. Ne kemi një grup teknik, një ekipi dhe një grup lojtarësh që garanton vazhdimësi për të ardhmen e Juventusit”, – ka thënë njëshi i Juventusit, Andrea Anjeli, menjëherë pas eliminimit nga Ajaksi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!